Zyrtare nga Oda e Afarizmit të Kosovës zhvilluan takim me pronarët e biznesin TE Pema, Dion Deva dhe Genti Morina.

Përveç informimit mbi shërbimet që #OAK ofron për bizneset anëtare, theks i veçantë i’u kushtua lobimit të vazhdueshëm që oda bënë për tejkalim të sfidave me të cilat bizneset përballen.

Përfaqësuesit e TE Pema përgëzuan odën për punën e bërë dhe paraqitën disa nga problemet e të bërit biznes, përmirësimi i të cilave do të ndikonte pozitivisht në zhvillim të bizneseve.

Për më shumë, TE Pema është një produkt teknologjik që ndikon në cilësin e ajrit. Forma dhe pozita e bimëve të vendosura paralel njëra me tjetrën në mënyrë vertikale, rrisin efikasitetin e pemës duke përshpejtuar rezultatet e pastrimit të ajrit.