Përfaqësueset nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) sot vizituan biznesin “TERMOKOM” ku u pritën në takim nga pronarët: Gani dhe Afrim Pajaziti.

Gjatë këtij takimi u diskutuan mundësitë e bashkëpunimit reciprok në mes të palëve, meqë rast Termokom tashmë janë anëtarë të OAK-së.

“Termokom” është një kompani udhëheqëse me cilësi të lartë për përpunimin e qelqit në Kosovë. Duke ofruar një asortiment të gjerë të produkteve duke përfshirë: vaska nga qelqi, shkallë me parmak, pasqyra, tryeza etj.