OAK zhvilloi takim me drejtorin e biznesit “MAXI”

Sot përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës shqyrtuan mundësitë e bashkëpunimit me drejtorin e biznesit “MAXI”, Ibrahim Sekiraqa.

Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës informuan më detajisht lidhur me shërbimet dhe perkrahjen e vazhdueshme që oda ofron karshi bizneseve të vendit.

Sekiraqa ishte i informuar dhe i kënaqur me punën e deritanishme të OAK-së.

Palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.