Në vazhdën e takimeve, zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar kompanitë Zero Group SHPK me pronar Reis Bajrami dhe NT ZOGU me pronar Gafurr Ibrahimi.
Palët diskutuan shërbimet që ofrojnë dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në mënyrë që t’i tejkalojnë pengesat që po iu shfaqen gjatë operimit të tyre.
Kujtojmë se Zero Group SHPK dhe NT ZOGU janë kompani në fushën e ndërtimit.