OAK zhvillon takim me sipërmarrësit, transmeton Radio KFOR

Oda e Afarizmit të Kosovës, e cila për mision ka promovimin dhe shërbimin e komunitetit të biznesit dhe nxitjen e zhvillimit ekonomik në Kosovë, fton të gjithë sipërmarrësit që të bëhen pjesë e aktivitetit të radhës, të organizuar nga OAK, shkruan Radio KFOR 90.2 Shqip.

Ky aktivitet sa atraktiv po aq i dobishëm, posaçërisht për sipërmarrësit, titullohet” Kafja e mëngjesit me bizneset” dhe më shumë për qëllimin e saj, na tregon zëdhënësja për Marrëdhënie me publikun, Doruntina Gashi

“OAK në vazhdën e aktiviteteve të saj “Kafja e mëngjesit me bizneset”, kësaj radhe ishte në Regjionin e Prizrenit, ku qëllim kryesor i këtij organizimi ishte rrjetëzimi i bizneseve  dhe bashkëbisedimi i Odës me bizneset”, u shpreh për Radio KFOR-in, znj.Gashi.

Përmes këtij aktiviteti, dëshmohet edhe njëherë se Oda e Afarizmit është një zë i fuqishëm në mbrojtjen e afarizmit të Kosovës.

Më gjerësishtë vizitoni linkun më poshtë të Radio KFOR 90.2 Shqip, përgatitur nga gazetarja Pranvera Behrami-Breznica: