OAK zhvillon takime me afaristët e Komunës së Podujevës

Zyrtarë nga Oda e Afarizmit të Kosovës kanë vizituar disa biznese në Komunën e Pdujevës që bashkë diskutuan rreth gjendjes së të bërit biznes, mundësitë e zhvillimit dhe operimit më të favorshëm me kompanitë e tyre.

Afaristët e kësaj komune shprehen disa nga shqetësimet e tyre me ç’rast edhe u diskutuan alternativat për tejkalimin e problemeve.

Bizneset e komunës në fjalë edhe pse po kalojnë nëpër shumë peripeti ato po vazhdojnë të kontribuojnë në afarizëm.

OAK takoi BAFF COM me përfaqësuesin Fidan Fejzullahu, Adriatiku “sh.p.k” me pronar Enver Shabani, Malesia Commerce me pronar Muhamet Maloku, Ard Frigo dhe biznesin Nderimi & IEN shpk me përfaqësues Halit Hasani.