OAK zhvillon takime me bizneset e Komunës së Klinës

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmi të Kosovës (OAK), kanë vizituar biznese në Komunën e Klinës.

Palët janë njoftuar me shërbimet që oforjnë ku kanë diskutuar mundësitë e evitimit të shumë barrierave të cilat aktualishtë po rëndojnë bizneset duke penguar zhvillimin e tyre.

Përfaqësueset e OAK-së janë pritur në takime nga bizneset: Erenti; Shpetimi; Mobileria Doni; Vali; 8 Vellezerit, Globi Kos dhe Vëllezërit Shala.

OAK punon për të krijuar një frymë sa më të mirë të të bërit biznes në Vend, duke u qëndruar pranë bizneseve për çdo kërkesë që iu paraqitet.