Oda e Afarizmit të Kosovës ishte pjesë e Webinarit “Kosova: Partneritet & Mundësi”, e organizuar nga Ambasada e Italisë në Kosovë dhe Agjencia ICE, në partneritet me Unioncamere Veneto – CCIAA.

Ky takim kishte për qëllim forcimin e bashkëpunimit tregtar mes bizneseve kosovare dhe italiane, ku pjesëmarrës ishin përfaqësuesit e institucioneve, bizneset kosovare dhe investitorët potencial Italian. Në këtë takim patën mundësinë bizneset italiane të informohen më gjërësisht rreth Kosovës dhe të shqyrtojnë mundësitë e mëtutjeshme për bashkëpunim me afaristët kosovar.