Oda e AfarizmittëKosovës (OAK) dhe Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore (OEMVP) kanë patur takim njoftues duke shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në mes dy Odave në mënyrë që të kontribuojnë në zhvillimin e biznesit.

Gjatë këtij takimi OAK shpalosi misionin dhe aktivitetet e ndërmarra me qëllim të përmirësimit të klimës së të bërit biznes në Kosovë. Njëherësh Oda e Afarizmit të Kosovës theksoi se ka identifikuar probleme të shumta të të bërit biznes, prandaj u pa si shumë i rëndësishëm bashkëpunimi me një Odë me përvojë siç është OEMVP me qëllim të aplikimit të praktikave më të mira.

Nga ana tjetër OEMVP, ka prezantuar funksionin e saj si një ndër Odat më të mëdha në Maqedoni, në mbrojtjen e biznesit mikro, të vogël dhe të mesëm, që për kaq kohë sa janë funksional gëzojnë respekt si nga faktori dërkombëtar ashtu edhe ai vendor, duke u cilësuar si një Odë transparente dhe objektive.

Në takim është theksuar vazhdimi i mundësive të mëdha për bashkëpunim, dhe duke qenë treg i vogël bashkimi është i domosdoshëm.