Oda e Afarizmit të Kosovës gjithmonë pranë bizneseve anëtare

 

Gjatë ditës së sotme, OAK mirëpriti pronarin e biznesit Lina-KS, Sokol Godeni.

Problemet që i kanë bizneset gjithmonë kanë një vend ku mund të adresohen, njëjtë ishte edhe në takimin me Lina-Ks i cili ka investuar disa miliona në Kosovë dhe tani nuk i lejohet të zhvillojë aktivitetin për të rritë punësimin dhe të hyrat për vendin.

Godeni deklaroi se ai së pari është konsultuar me institucionin përkatës të cilët ia kanë shfaqur kushtet për leje dhe biznesi në fjalë, i ka përmbushë të gjitha kriteret, por pas përfundimit merr përgjigje se nuk lejohet zhvillimi i aktivitetit sipas ligjit, gjë e cila e ka dëmtuar biznesin financiarisht.

Gjithashtu, një problem tjetër është edhe transporti me DHL, ku për një porosi nga jashtë (Kina), bizneset obligohen që të bëjnë pagesë shpendicioni së pari në Shqipëri e më pas në Kosovë. Jo vetëm që dëmtohet financiarisht biznesi por edhe humbja e kohës është po ashtu një problem, në vend që të bëhet doganimi i produktit vetëm në Kosovë.

OAK premtoi që do të lobojë për problemet e biznesit në fjalë dhe do të dërgojë kërkesa për sqarime në institucionet përkatëse.

Në fund të takimit, Lina –Ks shpreh kënaqësi që është pjesë e OAK-së dhe që i ka dyert e hapura gjithmonë për përkrahje.