Oda e Afarizmit të Kosovës krijon mundësi bashkëpunimi me misionin gjerman në Kosovë, “Help Kosovo”

Drejtori ekzektutiv i OAK-së, Ismet Mulaj, ka pritur në takim koordinatoren e projektit “HELP Kosovo”, Shqipe Breznica të cilën e njoftoi për të arriturat e OAK-së deri më tani, duke qenë zë i fuqishëm i bizneseve.

Duke u nisur edhe nga misioni i “HELP Kosovo” që është të ju dal në ndihmë bizneseve duke i financuar në projektet e tyre të punës, z. Mulaj dhe znj. Breznica u dakorduan që t’i bashkojnë forcat dhe të krijoinë mundësi bashkëpunim në të mirë të bizneseve.