Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpret në takim Odën Sllovene

 

Përfaqësues të Odës së Afarizmit të Kosovës mirëpritën në takim Drejtorin Ekzekutiv të EAC Slovenian Business Club Kosovo, z. Bajram Fusha .

Qëllim i këtij takimi ishte njohja dhe thellimi i bashkëpunimit mes të dyja palëve, duke u nisur nga fakti që shumë biznese kosovare bashkëpunojnë me bizneset sllovene.

Anëtari i bordit Hysni Zogaj prezentoi Odën dhe aktivitetet që OAK po realizon me qëllim të ofrimit të përkrahjes për bizneset gjatë përballjes me probleme grupore apo individuale. Ai gjithashtu shprehu gatishmërinë e OAK-së për bashkëpunim me të gjithë akterët e vendit, me qëllim të krijimit të lehtësirave në klimën e të bërit biznes.

Ndërsa anëtari i bordit Hasan Gigollaj vëmendjen më të madhe i kushtoi elementeve që e dallojnë OAK-në nga odat tjera, ndër të cilat më kryesoret janë transparenca financiare dhe ofrimi i lehtësirave në të bërit biznes në Kosovë.

Drejtori Ekzekutiv z.Bajram Fusha , përveç prezentimit të Odës Sllovene të Biznesit, theksin më të madh i kushtoi qëllimit të themelimit të kësaj ode, ku më kryesorja është ndërlidhja dhe bashkëpunimi i bizneseve të Kosovës me bizneset Sllovene. Ai gjithashtu vlerësoi punën e OAK-së duke theksuar që ka hapsirë për bashkëpunim.

Në fund të këtij, të dyja palët u dakorduan që do të bashkëpunojnë në të ardhmen në mënyrë që të krijojmë një klimë sa më të mirë të të bërit biznes.

Oda e Afarizmit të Kosovës në këtë takim u përfaqësua nga anëtarët e bordit Hysni Zogaj dhe Hasan Gigollaj, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.