Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpret një anëtare të re

Sot në zyret e OAK-së u mirëprit znj.Nadire Kololli, e cila u njoftua lidhur me aktivitetet dhe shërbimet e Odës së Afarizmit dhe me kënaqësi iu bashkua misionit të saj, duke u bërë kështu anëtarja më e re e kësaj shtëpie biznesi.

Znj. Kololli u shpreh se bizneset e sidmos ato që udhëheqen nga gratë hasin në shumë vështirësi për të operuar dhe se ndihet e lumtur me faktin se ato kanë një vend se ku mund të adresojnë problemet e tyre.

Oda e Afarizmit është e përkushtuar që të jetë zëri më i fuqishëm i biznesit duke asistuar kështu në secilën fushë që bizneset kanë nevojë.