Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpriti në takim eksperten për zhvillim socio-ekonomik

Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpriti në takim eksperten për zhvillim socio-ekonomik znj. Violeta Berisha.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me mundësitë e bashkëpunimit, me qëllim të përkrahjes dhe fuqizimit të gruas në ndërmarrësi.

Gjithashtu, në këtë takim u shpalosën edhe rekomandimet e znj. Berisha sa i përket Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë, në mënyrë që ky ligj të jetë sa më funksional dhe i aplikueshëm.