Oda e Afarizmit të Kosovës organizon trajnime falas për anëtarët

 

Nevoja e bizneseve anëtare për trajnime në fusha specifike, bëri që Oda e Afarizmit të Kosovës në bashkëpunim me biznesin anëtarë ACA Audit & Consulting Associates të organizojnë trajnimin me temë “Hyrje në Kontabiliteti Financiar dhe Menaxherial”.

Të pranishëm në këtë trajnim ishin përfaqësues të bizneseve anëtare, të cilët patën mundësi të njoftohen me konceptet bazë të temës së përzgjedhur.

OAK do të vazhdoj që gjatë muajve në vijim të organizoj trajnime të fushave të ndryshme.