Oda e Afarizmit të Kosovës shpall konkurs

 

ODA E AFARIZMIT TË KOSOVËS

Oda e Afarizmit të Kosovës, Në bazë të dispozitave të Nenit 8, të Ligjit të Punës, shpall:

 

KONKURS

Titulli i vendit të punës: “Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Kujdeset për imazhin publik të Odës së Afarizmit të Kosovës;
  2. Përgatit komunikatat për media mbi aktivitetet e OAK-së;
  3. Bashkëpunon me gazetarët dhe mediat;
  4. Organizon konferencat me gazetarë;
  5. Ofron këshilla për OAK-në rreth komunikimit me publikun;
  6. Mirëmban web faqen e Odës dhe e përditëson atë;
  7. Përgatit raporte për OAK-në;
  8. Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.

 

Kualifikimi dhe përvoja:

Diplomë Universiteti në lëmin e gazetarisë, ekonomisë apo në lëmi tjetër relevante;

  • Përvojë pune në fushat relevante, gazetari apo marrëdhënie me publikun;
  • Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

  • CV-në;
  • Letrën e Motivimit;
  • Dëshminë e Kualifikimit Profesional;
  • Dëshminë për Përvojën e Punës;
  • Kopjen e Lejes së Njoftimit, dhe
  • Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.    

Ju lutemi që të dërgoni dokumentat e kompletuara në odaeafarizmit1@gmail.com. Afati i fundit për aplikim është data:  13.10.2018.