Oda e Afarizmit të Kosovës, Në bazë të dispozitave të Nenit 8, të Ligjit të Punës, shpall:

KONKURS

Titulli i vendit të punës: “Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun”

Detyrat dhe përgjegjësitë:

1.      Kujdeset për imazhin publik të Odës së Afarizmit të Kosovës;

2.      Përgatit komunikatat për media dhe lajmet mbi aktivitetet e OAK-së;

3.      Bashkëpunon me gazetarët dhe mediat;

4.      Organizon konferencat me gazetarë;

5.      Ofron këshilla për OAK-në rreth komunikimit me publikun;

1.      Mirëmban ëeb faqen e Odës dhe e përditëson atë;

2.      Mirëmbanë rrjetet sociale të OAK-së;

6.      Përgatit raporte për OAK-në;

7.      Kryen të gjitha detyrat tjera me kërkesë të mbikëqyrësit.

Kualifikimi dhe përvoja:

Diplomë Universiteti në lëmin e gazetarisë, ekonomisë apo në lëmi tjetër relevante;

·         Përvojë pune në fushat relevante, gazetari apo marrëdhënie me publikun;

·         Njohuri mbi të bërit biznes në Kosovë dhe politikat publike;

Kandidati-ja për pozitën Zyrtar/e për marrëdhënie me publikun duhet t’i dorëzoi këto dëshmi:

·         CV-në;

·         Letrën e Motivimit;

·         Dëshminë e Kualifikimit Profesional;

·         Dëshminë për Përvojën e Punës;

·         Kopjen e Lejes së Njoftimit; dhe

·         Referenca të tjera që janë të rëndësishme për këtë vend pune.    

Ju lutemi dergoni dokumentat të skanuara në gjuhën SHQIPE në email: konkurset.oak@gmail.com.  Afati i fundit për aplikim është data 01.07.2020.