Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpriti në takim pronaren e kompanisë A&A Consulting, znj. Arbëresha Morina.
Ky takim ishte i karakterit njoftues mes të dyja palëve dhe diskutimi lidhur me mundësitë e bashkëpunimit.
Zyrtarja e Odës së Afarizmit Qëndresa Ibrahimi shpjegoi në hollësi punën e OAK-së dhe aktivitetet e organizuara me qëllim të përfaqësimit dhe përkrahjes së bizneseve.
znj. Morina përgëzoi OAK-në për punën dhe të arriturat e saj, duke theksuar se është e interesuar për një bashkëpunim të mundshëm në të ardhmen.
Për më tepër, A&A Consulting është një kompani shërbyese e cila merret me trajnime të ndryshme profesionale.