Oda e Afarizmit të Kosovës takohet me KNAUF Kosova

Gjatë ditës së sotme, në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit përfaqësuesi i Kompanisë Knauf, z.Fadil Pocesta.

Zyrtaret e Odës së Afarizmit të Kosovës e njoftuan më detajisht për punët që OAK po realizon dhe shërbimet që ajo ofron për bizneset e sektorëve të ndryshëm, ku theksi u vu tek ndërmjetësimet që OAK ka bërë për bizneset në institucionet shtetërore, me qëllim të përmirësimit të kushteve të operimit.

z.Pocesta përgëzoi #OAK-në për punën që është duke bërë dhe më këtë rast shprehu çështjet me interes për biznesin të cilin e përfaqëson, duke drejtuar disa kërkesa specifike në interes të afarizmit. Si përfundim, palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.

Për më shumë, Knauf është përfaqësues ligjor për Kosovë dhe organizon shitjen përmes partnerëve.