Sot përfaqësuesit e OAK – së u pritën në takim nga zyrtarja për ekonomi regjionale në Ambasadën e Holandës, Emina Shkrijelj.

Sekretari i bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës Diamant Elshani, falënderoi zonjën Shkrijelj për realizimin e takimit me qëllim të njoftimit të dy palëve dhe gjetjen e mundësive të bashkëpunimit reciprok. Ai shtoi që marrë parasysh që oda ka një numër të madh të anëtarëve, është konsideruar mëse i nevojshëm bashkëpunimi me ambasadat.

Gjithashtu, zyrtarja Rreze Cana theksoi çështjet që oda po lobon tashmë tre vite si dhe shërbimet që ajo ofron për bizneset anëtare duke krijuar lehtësira në veprimtaritë e biznesit.

Shkrijelj përgëzoi Odën për qëllimet dhe objektivat që kanë për zhvillimin ekonomik të vendit, duke shtuar që është e hapur për bashkëpunim që do jetë në interes të dy palëve.