Oda e Afarizmit të Kosovës takohet me SolvIT

 

Oda e Afarizmit të Kosovës mirëpriti në takim pronarin e kompanisë Solvit IT, z.Ilirjan Miftari. Takim ishte i karakterit njoftues mes të dyja palëve, ku u diskutua në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit.

Koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës, Donika Gashi prezantoi punën e OAK-së dhe aktivitetet e organizuara me qëllim të përfaqësimit dhe përkrahjes së bizneseve.

z. Miftari fokusin më të madh i kushtoi çështjeve që e preokupojnë dhe gjithashtu përgëzoi OAK-në për punët dhe të arriturat e saj, duke theksuar se është i interesuar për bashkëpunim sa më efikas.

Për më tepër, Solvit IT është një kompani tregtare e cila merret me programimin, shërbimin dhe tregtimin e produkteve të IT.