Oda e Afarizmit të Kosovës takoi pronarin e bodrumit të verës BahhaWine, z.Amir Shehu.

Gjatë takimit u diskutua për arritjet e deri tanishme të BAHHA WINE, por edhe problemet me të cilat përballet sot kjo industri.Për më shumë, në takim u bisedua për nisjen e biznesit, qysh nga fillimi operacional i kompanisë, planifikimi strategjik, kostot e prodhimit, por edhe detyrimit të akcizës për verëra.Sot, BAHHA WINE, numëron lloje të shumta të verës së kuqe, bardhë, dhe raki të ndryshme , të plasuara në tregun tonë dhe në tregjet Europiane.Për gamën e produkteve të BAHHA WINE më shumë në web faqën: http://www.bahhawine.com/produkte.html