Një delegacion nga Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK), i kryesuar nga kryetari i Bordit, z.Skënder Krasniqi, nënkryetari z.Arsim Selmonmusaj, anëtarët, z.Hasan Gigollaj, z.Hysni Zogaj si dhe drejtori ekzekutiv z.Ismet Mulaj me bashkëpunëtor, u pritën nga Ministri i Infrastrukturës z. Pal Lekaj dhe nga këshilltari Juridik, z.Riza Smaka.

Gjatë këtij takimi z. Krasniqi, e uroi Ministrin Lekaj për pozitën e Ministrit, duke i dëshiruar punë të suksesshme në një nga digasterët me interes për biznesin. Me këtë rast, z. Krasniqi e njoftoi Ministrin Lekaj për të arriturat e OAK-së dhe aktivitetet që po zhvillon në të mirë të biznesit. Po ashtu, z. Krasniqi përmendi disa nga kërkesat për Ministrin e Infrastrukturës, ndër to ishin:

1. Problemi me mungesën e rrymës në fabrikën e makaronave në fsh. Zahaq te Pejës ( këtu po presin mbi 100 punëtor te fillojnë punën);
2. Mungesa e infrastrukturës në zonat ekonomike apo në zonat me përqendrim biznesi;
3. Mos anëtarësimi i Kosovës në “Shoqatën Ndërkombëtare të Transportueseve” (TIR);
4. Të iniciohet ndryshimi i ligjit për automjete, sidomos nenet që kanë të bëjnë me taksat e regjistrimit (të paguhet vetëm njëherë gjatë vitit, e jo sa herë shitet automjeti);
5. Te ndryshohet neni që përcakton lokacionin për kontrollimin teknik.
6. Të sinjalizohen rrugët dhe mirëmbahen sipas standardeve të BE-së, sepse po shkakton aksidente të rënda dhe me fatalitet;
7. Të njoftohen qytetarët përmes radiove në rast të ndonjë aksidenti apo bllokimi të rrugës sepse mos njoftimi i qytetarëve për aksidente apo bllokimi i rrugëve po shkakton kolona të gjata, si dhe një mori problemesh që po ka biznesi në Kosovë.
Ndërsa Ministri Lekaj u shpreh i gatshëm që të bashkëpunoj me OAK-un dhe të punoj në të mirë të biznesit për zgjidhjen e secilit problem që ka biznesi.

Në fund të këtij takimi, delegacioni i OAK-ut dhe Ministri Lekaj u akorduan që bizneset duhet të përkrahen dhe duhet të punohet në heqjen e çdo barriere në interes të zhvillimit të vendit.