Oda e Afarizmit të Kosovës thellon bashkëpunimin me Komunën e Podujevës

 

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës të kryesuar nga nënkryetari Arsim Selmonmusaj, pritën në takim Drejtorin e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik në Komunën e Podujevës, Mirsad Kamerolli.

Gjatë këtij takimi, u diskutua për gatishmërinë e Komunës së Podujevës për krijimin e kushteve të favorshme për bizneset dhe të interesuarit që të investojnë në këtë Komunë.

z. Selmonmusaj falënderoi drejtorin Kamerolli për vizitën dhe bashkëpunimin e ofruar duke theksuar se Oda e Afarizmit të Kosovës është gjithmonë në gatishmëri për të përkrahur bizneset. Selmonmusaj shtoi se ka mjaft biznese të interesuara për të investuar në Kosovë, dhe orientimi i tyre drejt Komunave që ofrojnë kushte më të mira për investitorët është i domosdoshëm.

z.Kamerolli theksoi se është shumë e rëndësishme që të vihen kontakte me asociacionet e bizneseve dhe me qenë pjesë e aktiviteteve të përbashkëta, andaj jemi në dispozicion që të bëjmë më të mirën të mundshme për bizneset. z.Kamerolli, gjithashtu theksoi se komuna e Podujevës ka hapsira për investim me kushte të volitshme dhe infrastrukturë shumë të mirë, andaj shprehu gatishmëri për të bashkëpunuar me OAK, për çdo gjë që nevojitet për të shërbyer në të mirë të biznesit.

Në këtë takim morën pjesë: sekretari i bordit Diamant Elshani, koordinatorja Donika Gashi dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi.