Oda e Afarizmit të Kosovës u qëndron afër bizneseve

OAK-u gjatë vizitës në Pejë vizitoi fabrikën e përpunimit të mishit “Buquku”, ku me këtë rast u pritën nga pronari Jeton Buquku.

Gjatë vizitës Drejtori ekzekutiv i OAK, Ismet Mulaj përgëzoj “Buqukun” për punën e bërë deri më tani dhe i informoj që e gjithë veprimtaria e Odës është e fokusuar në ofrimin e shërbimeve për bizneset, duke përfshirë avokimin, rrjetëzimin, lobimin e hulumtimet në interes të biznesit.

Ndërsa Buquku, tregoj për veprimtarin e tyre disa vjeçare që filloi si një biznesë familjarë, por tani është njëra nga fabrikat më të mëdha në përpunimin e mishit në vend.