Në kuadër të vizitave të Odës së Afarizmit të Kosovës tek anëtarët, përfaqësuse nga OAK vizituan kompanin RELUX.
Si rrjedhojë e këtij takim paraprak, në zyret e OAK-së u mirëprit z. Ramiz Gashi pronar i kompanisë RELUX, ku edhe u diskutuan çështje të rëndësishme për ndyshimin në të mirë të klimës të të bërit biznes.
z.Gashi e vlerson kontributin dhe ndihmën që OAK po ofron në zgjidhjen e problemeve të bizneseve.
Për më shumë, kompania Relux Shpk është anëtare në Odën e Afarizmit të Kosovës për dy vite radhazi.
Relux Shpk është një kompani e sukseshme e cila është duke ushtruar me sukses ketë veprimtari dhe ka plane të mëdha për zgjerim ne ketë fushë.
Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi, anëtari i bordit Hysni Zogaj, dhe koordinatorja Donika Gashi.