Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdon takimet me biznese

 

Në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëpritë në takim pronari i kompanisë FastTech , z. Armend Robaj.

Gjatë këtij takimi u diskutuan aktivitetet në lidhje me veprimtarinë e Odës dhe angazhimet direkte në raport me bizneset.

Koordinatorja e OAK-së znj. Donika Gashi prezantoi punën e Odës dhe aktivitetet e organizuara në mbështetje të bizneseve.

z.Robaj diskutoi për çështjet dhe veprimtaritë teknologjike dhe inovative me të cilën merret kompania e tij. Gjithashtu z. Robaj vlerësoi OAK-në për iniciativën dhe të arriturat e saj, duke shtuar se është i interesuar për të bashkëpunuar.

Për më tepër, FastTech është kompani shërbyese e cila merret me shërbime në fushën e IT-së.