Oda e Afarizmit të Kosovës vazhdon takimet me biznese

 

Nënkryetari i bordit, z. Arsim Selmonmusaj së bashku me zyrtaren Qëndresa Ibrahimi mirpritën në takim z. Albion Binaku, pronarin e biznesit shërbyes “Kontabilitet&Financa”.

Në këtë takim njoftues z. Binaku u informua më tepër lidhur me aktivitetet e OAK-së dhe rastet konkrete të ndërmjetësimit të bizneseve tek institucionet.

Z. Binaku theksoi rëndësinë që ka organizimi i bizneseve në një asociacion të përbashkët dhe theksoi faktin se është shumë i interesuar për t’u bërë pjesë e OAK-së, duke lënë kështu mundësitë e hapura për bashkëpunim.