Në kuadër të vizitave tek bizneset anëtare me qëllim të informimit për sfidat me të cilat ato po përballen gjatë situatës së COVID-19, Oda e Afarizmit të Kosovës vizitoi “Integj” SH.P.K., ku u prit nga pronari Ibrahim Krivaqa dhe zyrtarja ligjore Doruntina Hasani.Krivaqa informoi që gjatë kësaj periudhe pjesa e tekstilit edhe pse e ka pas të lejuar realizimin e veprimtarisë, nuk ka funksionuar pasiqë puna me penjë është vështirë të realizohet duke respektuar masat mbrojtëse për parandalim të përhapjes së COVID-19, pra me pajisje siç janë dorezat. Për këtë arsye ai njoftoi që momentalisht është duke punuar me staf të reduktuar pasiqë prioritet kanë sigurinë dhe shëndetin e stafit. Një sfidë tjetër me të cilën të gjitha bizneset po përballen është edhe shtyerja e afatit të pagesave të kredive, për të cilat po obligohen që për tre muajt për të cilat po shtyhet pagesa të paguajnë interes dhe të rritet vlera finale e cila duhet të kthehet në fund të periudhës, gjë e cila vetëm po dëmton bizneset shtoi Krivaqa. Sipas tij, biznesi është 80% pasiv edhe pse pjesa e tekstilit është 100% për eksport.Për më tepër Integj – Fabrika e Tepihëve dhe Tjerrit merret me prodhimin e tepihëve dhe tjerrit dhe përfshijnë tregun kosovar, ndërsa eksporti mbulon Belgjikën, Gjermaninë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Malin e Zi.