Përfaqësuesit nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan kompaninë Stone Castle, ku u pritën në takim nga përfaqësuesi i kësaj kompanie Ismet Hulaj.
Gjatë këtij takimi, Hysni Zogaj anëtar i bordit me përfaqësueset e OAK-së kishin mundësi që të njoftojnë z.Hulaj për aktivitetet dhe shërbimet e OAK për bizneset. Duke theksuar që OAK është e përkushtuar që të ndihmoj bizneset Kosovare.
Nga ana tjetër z.Hulaj, përgëzoi #OAK për ndihëmen që po i ofron biznesve, duke veçuar që është e nevojshme një oganizatë e tillë dhe se bizneset në Kosovë janë duke punuar dhe me punën e tyre të palodhshme kanë arritur që të derpërtojnë në tegjet ndërkombëtare, ku po tregojnë suksese të mëdha.
Në fund të këtij takimi, të dy palët u dakorduan që vizitat tek bizneset janë të nevojshme, gjithmonë të mirëseardhura dhe ka hapsirë për bashkëpunim.
Për më shumë, Stone Castle është kompani e cila ofron zgjidhjen të mirë të verërave, dhe ka një kapacitet prodhues deri në 13 milion litra në vit, duke e zgjeruar atë edhe përtej kufijve të Evropës duke qenë prezent në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e deri në Afrikën e largët.