Përfaqësueset e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Ask tec ku u pritën në takim nga përfaqësuesi i biznesit, Dardan Hoxha.
Zyrtaret e OAK-së e njoftuan për aktivitetet dhe shërbimet që ofron oda, të arriturat gjatë kësaj kohe që funksionon si dhe lobimi i vazhdueshëm në ndryshimet e ligjeve në favor të bizneseve.
Gjatë takimit të dyja palët lanë të hapura mundësitë e bashkëpunimit.
Për më shumë Asktec është kompani që bën tregtimin e mallrave elektronike si Vivax,MSGW etj.