Oda e Afarizmit të Kosovës viziton Radio Taxi BEKI

 

Përfaqësues nga Oda e Afarizmit të Kosovës vizituan Radio Taxi BEKI, ku edhe u pritën në takim nga përfaqësuesja e kësaj kompanie Merita Pantina.

Gjatë këtij takimi koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës Donika Gashi prezentoi punën e OAK-së dhe aktivitetet e organizuara me qëllim të përfaqësimit dhe përkrahjes së bizneseve.

Ndërsa, znj.Pantina e përgëzoi OAK-në për punët dhe të arriturat e saj, duke theksuar se është e interesuar që të  ketë bashkëpunim me një odë të tillë.

Takim ishte i karakterit njoftues mes të dyja palëve, ku u diskutua në lidhje me mundësitë e bashkëpunimit.

Për më tepër, Radio Taxi Beki ofron shërbime transporti për udhëtarët.