Oda e Afarizmit të Kosovës zhvillon takim me D.P.T Codanc

 

Pronari i ndërrmarrjes D.P.T Codanc, z. Gafurr Latifi është mirëpritur në takim nga koordinatorja e Odës së Afarizmit të Kosovës znj. Donika Gashi.

Gjatë këtij takimi u shtjelluan tema mbi veprimtaritë biznesore ku theks më të veçantë patën sfidat e bizneseve të vogla.

Znj. Gashi shpjegoi hollësisht aktivitetet dhe punët e Odës që nga themelimi i saj. Oda e Afarizmit të Kosovës u ofron mbështetje bizneseve nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme si në fushën e avokimit, trajnimeve, rrjetëzimit, shërbimeve të ndryshme biznesore të cilat kanë rezultuar me sukses.

z. Latifi shprehu interes për bashkëpunim me Odën e Afarizmit të Kosovës, me ç’rast kërkoi që mbështetje sa më shumë për bizneset e vogla.

Për me shumë D.P.T Codanc është themeluar prej vitesh dhe merret me shitjen dhe instalimin e teknikës së bardhë.