Oda e Afarzimit të Kosovës mirëpret Kompanin e Sigurimeve SIGAL UNIQA Group Austria – Kosovë

Odën e Afarizmit të Kosovës në vazhdimësi janë duke e vizituar biznese të ndryshme dhe duke u informuar për misionin e Odës, por edhe për t’u bërë pjesë e saj.

Kompania e Sigurimeve “SIGAL” ishte njëra nga bizneset që u mirëprit nga Kryetari i Bordit z.Skënder M Krasniqi, Sekretari i Bordit, Diamant Elshani dhe Drejtori Ekzekutiv i Odës, Ismet Mulaj.

Zv.drejtoresha e Përgjithshme në “SIGAL”, Anila Ferhati Pishtari dhe Drejtori Ekzekutiv, Përparim Drini, ishin mjaftë të impresionuar me punën që ka bërë Oda, përkundër një kohe kaq të shkurtër që është themeluar.

Kryetari i Bordit z.Skënder Krasniqi i njoftoj përfaqësuesit e “SIGAL”, për të gjitha aktivitetet që ka bërë Oda dhe disa raste të problemeve të bizneseve që OAK i ka zgjedhur.

Kurse Anila Pishtari tregoj për problemet që kanë si kompani e sigurimeve dhe për taksat e mëdha që duhet të paguajnë përkundër që të hyrat e tyre janë të vogëla.

Të dyjat palët lanë të hapur mundësitë e bashkëpunimit në një të ardhme shumë të afërt.