Odës së Afarizmit të Kosovës, sot i’u bashkua edhe Libraria PENA!

Në takimin e mbajtur në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës është mirëpritur pronari i Librarisë PENA, Mensur Bytyqi, nga Anëtari i Bordit Hasan Gigollaj dhe zyrtarja Qendresa Ibrahimi ku edhe është nënshkruar marrëveshja për bashkëpunim.

 Bytyqi e vlerësoi punën e OAK-së, duke thënë se puna e Odës çdo ditë po faktohet në të mirë të biznesit.

 Gigollaj, premtoi se OAK do të jetë gjithmonë zëri i biznesit, dhe kjo mbështetje nuk do të jetë vetëm në mënyrë deklarative por do t’i qëndroj afër secilit anëtar që ka nevojë për përkrahje.

Ai shtoi se dyert e OAK-së janë të hapura për të gjithë ata që duan të jenë pjesë e misionit të Odës për të krijuar një ambient sa më të mirë për bizneset në vend.