Ofertë nga biznesi anëtar M& NL Consulting

M&NL Consulting- Prishtinë, anëtare e OAK-së, ofron një gamë të gjerë në shërbime të konsulencës për ISO standarde.

Kompania posedon staf të kualifikuar dhe çertifikuar me çertifikime ndërkombëtare në fushën e menaxhimit të standardeve dhe përvojë në ofrimin e konsulencës për ISO standarde.

Standardet krijojnë benefite për kompanitë që përmirësojnë imazhin, zvogëlojnë humbjet kursejnë kohën, krijojnë lehtësira në treg dhe ndërtojnë një kulturë në menaxhimin e qëndrueshëm.

Tani edhe në Kosovë çertifikimi me ISO standarde është bërë kërkesë e detyruar në pjesëmarrje në tenderë edhe pse standardet në gjithë botën janë vullnetare

M&NL Consulting, ofron shërbime të konsulencës dhe çertifikimit për këto standarde:

  • STANDARDI ISO 9001:2015
  • STANDARDI ISO 14001:2015
  • STANDARDIT ISO 45001:2018
  • STANDARDIT ISO 39001
  • STANDARDI ISO 22000
  • STANDARDI ISO 17025 etj.

SISTEMI I MENAXHIMIT TË CILËSISË SIPAS STANDARDIT ISO 9001:2015

Çertifikimi ISO 9001 është sistemi më i njohur i menaxhimit  në mbarë botën me më shumë se 1 milion kompani të çertifikuara në mbi 170 vende. ISO 9001 mund të përdoret në të gjitha kompanitë, pavarësisht madhësisë apo aktivitetit të saj. Ajo mund të konsiderohet si një gjuhë universale e përbashkët për shoqëritë në të gjithë botën.

SISTEMI I MENAXHIMIT TË MJEDISIT SIPAS STANDARDIT ISO 14001:2015

ISO 14001 përcakton kërkesat për një sistem menaxherial të mjedisit dhe është një mjet shumë i dobishëm për shoqëritë dhe organizatat në të gjithë botën. Ajo mund të përdoret nga çdo shoqëri apo organizatë, pavarësisht nga madhësia apo aktiviteti i saj. Çertifikimi ISO 14001 siguron se ndikimi mjedisor është duke u matur dhe përmirësuar. Sot kërkesat për mbrojtjen e mjedisit po rriten për shkak të problemeve mjedisore globale.

SISTEMI I MENAXHIMIT TË SHËNDETIT DHE SIGURISË NË PUNË ISO 45001

ISO 45001është një standard i pranuar ndërkombëtar,  me qëllim për të ndihmuar kompanitë  që të përmirësojnë performancën e shëndetit dhe sigurisë në punë. Ajo është e njohur globalisht si një nga standardet  më të rëndësishme të sistemit të menaxhimit për shëndetin dhe sigurinë në punë. Çertifikimi ISO 45001 demonstron angazhimin e kompanisë për përmirësimin e kushteve të punës, mbrojtjen e punonjësve të saj dhe parandalimin e aksidenteve në punë.

Siguria dhe shëndeti në vendin e punës është problem global dhe çdo ditë kemi lëndime dhe vdekje në vendin e punës.