Olti Design pjesë e OAK-së

Zyrtarët për komunikim me biznese vizituan Olti Design, qëllimi i vizitës së përfaqësuesve të OAK-së ishte që për së afërmi të informohet në mënyrë të hollësishme për ecurinë e punës, sfidat që përballet biznesi në fjalë dhe se çfarë do të thotë me të vërtetë anëtarësimi në OAK për çdo biznes anëtar të shoqërisë. Biznesi në fjalë i është bashkuar përpjekjes së përbashkët të bizneseve të ndyshme të cilat kanë vendosur që së bashku të qëndrojnë shumë më të forte se kur janë vetëm.Olti design është biznes kosovar përpunues i drurit që kontribon në përmirësimin e imazhit të vendit, rritjen e vazhdueshme të punësimit dhe promovin e vlerave të sektorit privat në vendin tonë. Për më shumë vizitoni: https://www.facebook.com/oltiajani