Orange Net viziton OAK-në

Gjatë ditës së sotme Vedat Morina nga biznesi anëtar Orange Net ka vizituar zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës.

Në takim janë diskutuar kushtet e të bërit biznes, barrierat e shumta të cilat atyre po i paraqiten dhe mundësitë e tejkalimit të tyre.

OAK punon vazhdimisht në përmirësimin e klimës së të bërit biznes, si dhe ju qëndron pranë biznesve anëtare me kërkesat e tyre duke i jetësuar ato, që bizneset të mund të operojnë më mirë.