Paga mesatare neto sipas sektorëve ne Republikën e Kosovës

Te ndërmarrjet publike, paga mesatare neto, në vitin 2012, arrinte nivelin 465 Euro, derisa në vitin 2019 arrinte në 707 Euro. Sektori publik, në vitin 2012, kishte një pagë mesatare neto 353 Euro dhe në vitin 2019 një pagë mesatare neto prej 519 Eurosh. Sektori privat, në vitin 2012, kishte një pagë mesatare neto 333 Euro, derisa në vitin 2019 kishte një pagë mesatare 380 euro. / Burimi: Enti i Statistikave te Kosoves , https://ask.rks-gov.net/media/5410/niveli-i-pagave-në-kosovë-2012-2019.pdf/