Pajtimi Petrol pjesë e #OAK-së

Përfaqësuese nga Oda e Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga pronari i Pajtimi Petrol, Arianit Mazreku.

Koordinatorja e Oda e Afarizmit të Kosovës Qendresa Ibrahimi informoi për shërbimet që oda ofron për anëtarët e saj, duke shtuar që vazhdimisht po lobon për krijim të një klime më të favorshme për të bërit biznes në vend.

Mazreku falënderoi odën për vizitën, duke shtuar që bizneset kanë nevojë për një adresë e cila i përkrah në tejkalimin e sfidave me të cilat ato përballen.

Mazrekaj shtoi që nga sot Pajtimi Petrol i bashkohet listës së bizneseve anëtare në OAK.