Pako e rimëkëmbjes të përfshij edhe lehtësira tatimore për bizneset

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan Industria e Mishit Calabria “Natura” në Gjilan, ku u pritën në takim nga pronari Xhelal Selimi dhe Ceo Gezim Selimi.

Gjatë këtij takimi u theksuan vështirësitë të cilat po paraqiten për këtë biznes gjatë kohës së pandemisë, dhe impakti që kanë pasur zhvillimet e fundit në vend.

Pronari Selimi theksoi që ka vështirësi por janë në situatë të qëndrueshme edhe pse shitjet kanë rënë. Gjithashtu disa nga sfidat për bizneset prodhuese u theksuan çështja e maksigrafit si një element shumë dëmtues, meqenëse për çdo ndërprerje të energjisë llogaritet kosto shtesë për bizneset, si dhe lirimi i plotë i lëndës së parë për prodhuesit.

Gjatë këtij takimi u nxorën edhe disa propozime për pakon e rimëkëmbjes e që përfshihen subvencionimi i kompanive prodhuese i cili është i domosdoshëm, duke paraparë edhe lehtësira potenciale siç janë lirimi nga tatimi në fitim (pushime tatimore), lirimi nga tatimi në pronë, lirimi i pjesshëm i TVSH-së, kredi afatgjatë pa kamatë për bizneset për ngritje të kapaciteteve dhe shtim të cilësisë.

Përndryshe Industria e Mishit Calabria ka kapacitet ditorë 30 ton dhe disa nga produktet që ofron janë: mish i freskët, suxhuku, sallami, proshuta dhe produkte të tjera nga mishi i cilësisë së lartë.