Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Euroni – Fabrika për përpunimin e kripës

Përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan biznesin Euroni – Fabrika për përpunimin e kripës, biznes i cili është i vetmi në sektorin e prodhimit të kripës në Kosovë.

Oda e Afarizmit të Kosovës po vazhdon vizitat tek bizneset , për të parë nga afër se si po funksionojnë bizneset gjatë kësaj periudhe. 

Biznesi Euroni i cili fatmirësisht nuk ka pasur ndalje të punës, falenderoi Odën e Afarizmit të Kosovës për vizitën dhe duke shpresuar që në të ardhmën e afërt do të kenë bashkëpunim.