Gjatë vizitës zyrtare në Malin e Zi, përfaqësuesit e Odës së Afarizmit të Kosovës u pritën në takim nga përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Malit të Zi, në Podgoricë.

Ky takim kishte karakter njoftues mes të dyja palëve, krijimin e linjave të komunikimit e koordinimin rreth aktiviteteve të përbashkëta me qëllim të rrjetizimit dhe krijimit të lehtësirave për bizneset që të dyja odat përfaqësojnë gjatë shkëmbimit tregtar.