Përfaqësuesi i Furrës Graniti viziton zyret e OAK-së

 

Sot në zyret e Odës së Afarizmit të Kosovës u mirëprit përfaqësuesi i Furrës Graniti, ku në këtë takim u diskutua për problemet me të cilat përballet ky sektor dhe rëndësinë që ka antarësimi i bizneseve në odë, në mënyrë që së bashku të kontribuojnë në zgjidhjen e problemeve dhe shqyrtimin e kërkesave të ndryshme.

Njëra ndër problemet me të cilat ballafqohen furrat është konkurrenca jolojale , ulja e çmimeve të bukës në markete, ku ky fenomen po shkakton pakënaqësi tek furrat si dhe vështirësi në zhvillimin e punës së tyre.
Duke marrë parasysh të gjithë përbërësit e bukës si dhe shpenzimet tjera gjatë punës, shumë prej furrave detyrohen ta ndërprejnë aktivitetin e tyre.

Oda e Afrazimit të Kosovës po bën përpjekje të vazhdueshme që të iu ndihmojë bizneseve të këtij sektori në tejkalimin e pengesave me të cilat ata ballafaqohen.