Përfaqësuesit nga Odës së Afarizmit të Kosovës vizituan fabrikën e plastikës “Pista-Ekoplast” në Rahovec.

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

Gjatë vizites në këtë kompani, anëtari i bordit në #OAK, Hysni Zogaj, theksoi që OAK është duke punuar vazhdimisht në të mirë të bizneseve dhe po ndërmjetëson në zgjidhjen e problemeve të tyre.

Ndërsa, Haxhi Pista menaxheri në fabrikën e plastikës “ Pista-Ekoplast”, përgëzoi OAK për punën që është duke e bërë, duke i ofruar shërbime të ndyshme bizneseve. Madje e vlerësoi shumë viziten e OAK-së, duke theksuar që vizitat e tilla tek bizneset janë të mirëseardhuar, dhe së bashkëpunimi më Odë është i nevojshëm për çdo biznes.

Gjatë këtij takimi, të dy palët u pajtuan që në Kosovë bizneset janë duke punuar dhe se bashkimi i tyre në një vend është i nevojshëm.

Image may contain: 1 person, outdoor

Për më shumë, fabrika e plastikës “ Pista-Ekoplast” është kompani prodhuese e cila bënë prodhime të ndyshme nga plastika siç është prodhimin e gypave për ujë, gypave pneumatike dhe hidraulike të thurura (mbështjedhura) me shtresën e tekstilit. Gjithashtu kjo kompani ka programin e vet prodhues për riciklimin e termoplasteve, dhe perdor nje teknologji shumë te avancuar madje programi i reciklmit I kësaj kompanie është unik në Kosovë dhe rallë gjendet në Ballkan dhe më gjërë.

Image may contain: 1 person
Image may contain: 2 people