Përfaqësusesit e Odës së Afarizmit të Kosovës (OAK) ishin pjesë e takimit virtual të organizuar nga Sekretariati i KKZHE-së, për të diskutuar lidhur me lidhur me implikimet ligjore për bizneset si pasojë e Covid-19.

Gjatë këtij takimi u prezantua raporti i përgatitur lidhur me këtë çështje si dhe u diskutuan mundësitë e krijimit të lehtësirave për bizneset sa i përket kontesteve ekonomike. Pjesëmarrës në këtë takim ishin përfaqësues nga Odat, Ministria e Drejtësisë, Gjykata e Apelit, institucionet e partnerë të tjerë nga organizatat ndërkombëtare.