Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) është duke punuar vazhdimisht në mënyrë që kërkesat e bizneseve të adresohen në institucionet kompetente, kjo pasi që klima e të bërit biznes në Kosovë nuk është fare e knaqshme u tha ndër të tjera në takimin e realizuar sot nga përfaqësues të OAK-së me drejtoreshën e Departamentit të Tregtisë në kuadër të Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë (MTI), znj. Sytrime Dervisholli.

Qëllim i këtij takimi ishte marrja e informatave më të datajuar nga kërkesat të cilat bizneset anëtare kanë adresuar paraprakisht tek OAK, e që njëkohësisht janë edhe preokupimi kryesor i tyre.

Kryetari i Odës së Afarizmit të Kosovës z.Skender  Krasniqi theksoi se bizneset po kanë mungesë të informacionit në lidhje me atë që është nënshkruar përmes Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe vazhdimisht po kërkojnë informata për lehtësirat dhe kufizimet që vijn si rrjedhojë e saj.

Një nga rastet konkrete që u shpreh në takim u theksua edhe kufizimi që është berë nga ana e MSA-së në eksportin e peshkut në vendet e BE-së .

Ndër të tjera, Krasniqi shprehu edhe shqetësimin e bizneseve për dhënjen e lejeve nga institucionet vendore pa bërë paraprakisht analizën e tregut.

Dervisholli u shpreh e hapur që të i informoj bizneset për çdo paqartësi të cilën ata kanë në lidhje me #MSA dhe çfardo kërkese tjetër e cila është përgjegjësi e departamentit të cila ajo e udhëheq. Ajo gjithashtu shtoi që në momentin kur janë hartu këto kufizime, MTI është kujdesur që të vendos kufizime më të larta dhe ka të drejtë të kërkoj rritjen e kufizimit ashtu që bizneset të mos kenë nevojë të paguajn fare tarifë.

Ndërsa për çështjen e lejeve të punës, Dervisholli tregoi që janë duke punuar në Ligjin për Tregti të Brendshme kjo pasiqë ligji aktual është nga viti 2004 dhe edhe pse është bërë ndryshimi dhe plotësimi i tij në vitin 2010 prap nuk i rregullon çështjet e lejeve të punës. Sipas saj ky ligj po pritet që të aprovohet në tre (3) mujorin e parë të vitit në vijim.

Në fund të këtijë takimi palët u dakorduan për realizim të aktiviteteve të përbashkëta në mënyrë që të jenë sa më afër bizneseve dhe të ndikojnë pozitivisht në zhvillimin e bizneseve dhe të vendit.

Në këtë takim OAK u përfaqësua nga: kryetari i bordit Skënder Krasniqi dhe zyrtarja Mirjeta Shala.