Përveç që paguajnë taksë të dyfishtë, gurëthyesit përballen edhe me një sërë problemesh

Me nismë të Odës së Afarizmit të Kosovës, është mbajtur takimi i përbashkët i OAK-ut me përfqësuesit e bizneseve të sektorit të gurëthyesve të Kosovës.

Me t’u njohur me disa nga problemet që ka biznesi i gurëthyesve në Kosovë, OAK-u  ka mbledhur përfaqësuesit e këtij sektori, në mënyrë që të shpalosen shqetësimet dhe barrierrat e tyre dhe të shikohet mundësia e bashkëpunimit dhe përfaqësimit nga OAK-u.

Taksa e dyfishtë që paguajnë bizneset e guthëthyesve, një në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale dhe tjetra në Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, përbënë një problem disavjeçar dhe jofavorizues për të zhvilluar afarizëm në këtë sektor.

Hasan Gashi nga Benita Company, tha që ka një varg pengesat në afarizmin e gurëthyesve, por që problemi bazë është taksa e dyfishë dhe kërkoi që pagesa prej 20 cent për m² në Agjencionin e Pyjeve, të hiqet.

Krahas kësaj, edhe procedurat e shumta burokratike, disharmonizimi në mes KPMM-së dhe Agjencioni të Pyjeve, po iu shkakton shumë telashe këtyre bizneseve. Kjo për faktin se ka mospërputhje kohore të shfrytëzimit të tokës në mes të Linecës që mirret nga KPMM dhe lejes për shftytëzimin e tokës nga Agjencioni i Pyjeve. Pavarësisht se licenca e lëshuar nga KPMM është për një periudhë më të gjatë kohore, leja për shfrytëzimin e tokës për vendpunishte nga Agjencioni i Pyjeve, është vetëm 5 vite, e që është kohë e pamjaftueshme për të zhvilluar veprimtari për gurëthyesit.

Ndërsa Hysni Zogaj nga MIM Goleshi tha që rikultivimi duhet paguar sipas shfrytëzimin vjetor.

Kryetari i bordit të oakSkender M Krasniqi, përveç që shpalosi misionin e OAK-ut, faktoj edhe rëndësinë e bashkëpunimit të biznesit me OAK-un në mënyrë që ngritet zëri dhe shqetësimet e biznseit, nga një instuitucion që është themeluar ekskluzivisht për të krijuar klimë afarizmit në vend siç është OAK-u.

Ndërsa drejtori ekzekutiv, Ismet Mulaj, tha që Oda do të angazhohet maksimalisht me secilin problem që po adresohet sot këtu dhe çdo ditë nga biznese që zhvillojnë veprimtari të ndryshme në Kosovë. Mulaj gjithashtu tha se bashkëpunimi mes OAK-ut dhe biznesit, është çelsi drejt përmbushjes së misionit të që ka OAK ,atë të krijimi të kushteve për afarizëm në vend, në të përgjishmen.

Ndërsa konkluzionet që dolën nga ky takim janë:

• Leja për shfrytëzimin e tokës nga Agjencia e Pyjeve të jetë e harmonuiozuar me licencën që lëshohet nga KPMM-ja.

• Hapërsira për shfryrëzimin e tokës nga 5 Ha, aq sa është tani, të rritet dhe të ejtë në harmoni me planin investim që ka biznesi.

• KEDS- të jetë bashkëpunues më bizneset gurëthyese, pasi kostoja për kyçje në energji elektrike për gurëthyesit, është tejet e lartë.