“Petrol Company” anëtari më i ri i Odës së Afarizmit të Kosovës

Kompania Petrol Company i është bashkuar Odës së Afarizmit të Kosovës, për të rrugëtuar dhe luftuar bashkë çdo barrierë që pengon bizneset në zhvillimin e tyre.

Petrol Company është lider tregu në furnizimin e Korporatave dhe Institucioneve me të mëdha në Kosovë, duke pasur parasysh që ka filluar rritjen e biznesit nga pronësia e një stacioni të vetëm karburanti në Fushë Kosovë, në kompaninë më të madhe ofruese të derivateve në vend.

Ju ftojmë që të vizitoni linkun: http://www.petrolcompany.biz/en/home për tu informuar më detajisht rreth kompanisë.