Në Odën e Afarizmit të Kosovës (OAK) tashmë janë të anëtarësuara me qindra biznese ndërsa së fundmi OAK-së i është bashkangjitur edhe biznesi “Pinguini SH.P.K”.

Përfaqësuesit e OAK-së në këtë takim janë pritur nga pronarja e biznesit Alisa Kuçi me ç’rast u diskutua për produktet e Pinguinit, sfidat që i hasin në të bërit biznes dhe shprehi shqetësimet për mungesën e ligjit për shitjet online.

Njëkohësisht, znj.Kuçi u njoftua mbi shërbimet të cilat i ofron Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) për bizneset e saj anëtare.

Për më tepër, “Pinguini SH.P.K” është një nga kompanitë lidere në Kosovë për shitjen online të produkteve të ndryshme si kamera sigurie, dron, syze, qanta e shume produkte të tjera.

Produktet e tyre mbulojnë tërë Kosovën dhe vendet e rajonit.

Më shumë informacione rreth kompanisë, klikoni linkun  në vazhdim:

https://www.facebook.com/PinguiniRetail/photos/a.447267326108703/980668736101890/